Aston Villa po shqyrton mundësinë e përforcimeve në afatin kalimtar, duke shprehur interesim për dy futbollistë anglezë: Tammy Abraham dhe Conor Gallagher.
Sipas gazetarit Mike McGrath të “The Telegraph:, Villa është e interesuar për sulmuesin Tammy Abraham, i cili aktualisht është i huazuar te Besiktas. Po ashtu, në listën e dëshirave të klubit nga Birmingham është edhe mesfushori Conor Gallagher i cili luan te Atletico Madrid.
Trajneri Unai Emery synon ta forcojë skuadrën për pjesën e dytë të sezonit, me synim garën për pozita evropiane në Premier League. Aktualisht Villa gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Premier League, por deri në fund të sezonit ka shumë kohë dhe pozicionet mund të ndryshojnë

