Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi e ka mposhtur Real Madrid me rezultat 3:2 në finalen e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sport City”.
Hero i katalanasve ka qenë braziliani Raphinha, i cili ka realizuar dy gola, ndërsa një tjetër gol për Barcelonën e ka shënuar Robert Lewandowski. Për Real Madridin në listën e golashënuesve janë regjistruar Vinícius Junior dhe Gonzalo García.
Ndeshja ka nisur me ritëm të lartë, ku Real ka qenë më kërkues në minutat e para.
Megjithatë, Barcelona e ka marrë kontrollin e lojës dhe ka kaluar në epërsi me golin e Raphinha. Real ka reaguar dhe ka barazuar me një aksion individual të Vinicius, por para pushimit Lewandowski e ka rikthyer avantazhin për Barcelonën. Sërish Real ka barazuar pas një goditje nga këndi.
Në pjesën e dytë loja ka qenë më ndryshe. Goli vendimtar ka ardhur sërish nga Raphinha, gjuajtja e të cilit është devijuar dhe ka përfunduar në rrjetë, duke i siguruar Barcelonës fitoren.
Me këtë triumf, Barcelona e fiton Superkupën për herë të parë që nga viti 2011, ndërsa vazhdon serinë pozitive me dhjetë fitore radhazi në të gjitha garat, duke shënuar të paktën dy gola në çdo ndeshje

