Irani nën flakët e protestave, qeveria kërcënon SHBA-në: Nëse ndërhyni, do sulmojmë Izraelin dhe bazat amerikane në rajon

by Nexhat

Mohammad Baqer Qalibaf, kryetari i parlamentit iranian, ka kërcënuar se në rast se Shtetet e Bashkuara do të vendosin të ndërhyjnë në Iran në mbështetje të protestuesve, do të ndërmerren hapa që rrezikojnë paqen në rajon.

Ai ka bërë me dije se në një skenar të tillë, Irani do të sulmojë Izraelin dhe bazat e SHBA në rajon.
Mohammad Baqer Qalibaf foli para deputetëve këtë mëngjes dhe kërcënimet e tij erdhën ndërkohë që deputetët në Parlament thërrisnin: “Vdekje Amerikës!”
Udhëheqësit e Iranit e kanë fajësuar më parë Uashingtonin për protestat.

banner

Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem, tha të premten se protestuesit po “shkatërronin rrugët e tyre për të kënaqur presidentin e një vendi tjetër”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , i cili ka kërcënuar vazhdimisht me ndërhyrje ditët e fundit, shkroi në mediat sociale të shtunën: “Irani po sheh liri, ndoshta si kurrë më parë. SHBA-të janë gati të ndihmojnë!!!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy