Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës

by Nexhat

Një qytetare ka raportuar në polici se ka rënë viktimë e një mashtrimi përmes mesazhit telefonik, përmes të cilit i janë tërhequr para nga kartela e saj bankare dhe nga kartela e kompanisë së saj.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesja ka pranuar një mesazh në telefonin e saj, ku i kërkohej të përditësonte të dhënat bankare, me paralajmërimin se në të kundërtën nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj.

banner

“Pas klikimit në linkun e dërguar dhe përditësimit të të dhënave, brenda pak minutash ajo është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë tërhequr para në euro, ndërsa nga kartela e firmës janë tërhequr shuma në vlerë prej mijëra eurosh” njofton policia.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy