Patrullat e stacionit policor në Ferizaj, gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit të Ferizajt, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.
Gjatë veprimeve policore, shtatë shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit, njofton policia.
Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.
Të ndëshkuarit janë:
“V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore
B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore
D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore
B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore
B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore
L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore
L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore
Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.
Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, vijon njoftimi.
“Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrin 192, në 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

