“Rama sulmoi sot drejtësinë”, Berisha: Bllokoi arrestimin e Lubisë me 83 mandatet e krimit, ka pranuar fajësinë e tij

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka sulmuar drejtësinë për të mbrojtur interesat e veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Berisha shkruan se, ndërsa qindra qytetarë nga Gjirokastra në Shkodër vuajnë pasojat e përmbytjeve, Rama nuk foli për ta, sepse vetë ai dhe ministrat e tij janë përgjegjës për vjedhjen e fondeve të infrastrukturës mbrojtëse.

banner

Sipas tij, Rama është peng i “Lubisë”, duke iu referuar zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe përmes shumicës së tij parlamentare ka bllokuar drejtësinë dhe arrestimin e saj.

Berisha thekson se sulmet e Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve tregojnë frikën e tij nga drejtësia dhe përbëjnë një apel për çdo shqiptar që të ngrihet për largimin e tij nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur

Reagimi i plotë:

Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij!

Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.
Por Ramaduro foli për menderen e tij.
Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”.
Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë!
Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë !

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy