Safet Kamberi është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.
Ai u zgjodh me 18 vota për, 10 ishin kundër dhe dy abstenime.
“I garantoj çdo anëtarit të Kuvendit që do ta ketë hapësirën e vet, që ta çojmë Mitrovicën përpara”, ka deklaruar Kamberi në cilësinë e kryesuesit.
“Seanca e radhës është nesër në ora 10:00. Do të jenë në shqyrtim themelimi i dy komiteteve të rëndësishme”

