Vazhdojnë kërkimet për të riun që dyshohet se u mor nga lumi Mat

by Nexhat

Kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Mat, pas një aksidenti me makinë në zonën e Klosit, po vazhdojnë pa ndërprerje.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se operacioni po zhvillohet me përkushtim maksimal.

banner

Në kërkime janë angazhuar polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë me dronë dhe pajisje speciale për të kontrolluar çdo metër terreni nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.

“Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit”, ka shkruar Vengu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy