Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur me tone të matur për paraqitjen e Ardon Jasharit pas barazimit 1:1 ndaj Fiorentinës, një ndeshje që shënoi debutimin e tij si titullar në Serie A.
Tekniku italian vlerësoi kontributin e mesfushorit shqiptar, duke theksuar se paraqitja e tij ishte pozitive, sidomos duke pasur parasysh rrethanat. Sipas Allegrit, Jashari ende nuk është në formën optimale, pasi po rikthehet nga një lëndim dhe i ka munguar vazhdimësia në minuta.
“Luajti mirë dhe tregoi elemente interesante. Nuk duhet harruar se ai vjen pas një periudhe të vështirë dhe ndeshja ndaj Fiorentinës nuk ishte aspak e lehtë”, u shpreh Allegri.
Trajneri i kuqezinjve theksoi gjithashtu se sfida më e madhe për Jasharin është përshtatja me futbollin italian, i cili kërkon disiplinë taktike dhe lexim të shpejtë të lojës.
“Është një lojtar me talent, por duhet të rritet dhe të kuptojë më mirë futbollin italian. Nga jashtë duket i thjeshtë, por për lojtarët që vijnë nga kampionate të tjera kërkon kohë dhe përshtatje”, shtoi Allegri.
Ardon Jashari, 23 vjeç, iu bashkua Milanit verën e kaluar nga Club Brugge për rreth 35 milionë euro dhe konsiderohet një investim afatgjatë i klubit, me pritshmëri të mëdha për të ardhmen

