Apeli shqyrton ankesën e Millosh Plleskoviqit, i dënuar me 15 vjet për krime lufte në Prizren

by informim peje

Në Gjykatën e Apelit do të mbahet të hënën seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

Më 31 korrik 2025, Gjykata Themelore e ka dënuar Pleskoviqin me 15 vjet burgim për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë.

banner

Vendimi ishte dhënë nga gjykatësi Rrahman Beqiri. Pleskoviqi ishte nën masë paraburgimi që para gjykimit.Sipas aktakuzës, Pleskoviqi dhe një grup serbësh të armatosur kanë hapur zjarr me armë ‘Kallashnikov’ në qytetin e Prizrenit.

Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë R.D., B.D. dhe F.B., ndërsa Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë shpëtuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy