Spektakli i mbrëmjes së sotme (e hënë) i Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë zhvillime të forta dhe momente të shumëpritura.
Në shtëpinë më të famshme në vend do të hyjë bashkëshortja e Labinot Rexhës, e cila pritet të flasë hapur për thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi rreth artistit. Ajo do të sqarojë raportimet për një lidhje të supozuar të Rexhës me një grua serbe, për të cilën është aluduar se kanë edhe një fëmijë së bashku.
Gjatë spektaklit, edhe Dolce pritet të ndajë një rrëfim emocional, duke shtuar më shumë ndjeshmëri dhe intensitet në mbrëmje.
Ndërkohë, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe marrëdhënies mes Albës dhe Limit, një situatë që ka zgjuar interes të madh tek publiku. Limi u bë pjesë e shtëpisë të premten dhe prania e tij ka sjellë dinamika të reja, duke “trazuar ujërat” brenda lojës.

