Dalin analizat e ujit – KRU “Mitrovica”: Mund të përdoret për pije

by Nexhat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se pas kryerjes së të gjitha analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm nga sistemi i furnizimit me ujë i Ujësjellësit Rajonal Mitrovicë, rezultatet e marra kanë treguar se të gjithë parametrat janë brenda kritereve të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për ujin e pijshëm.

Bazuar në këto rezultate, uji është i sigurt dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim për pije dhe përdorim shtëpiak.

banner

“Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë mbetet i përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe në garantimin e shëndetit publik”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy