DASH revokon mbi 100 mijë viza, përfshirë mijëra viza studentore

by informim peje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza.

Në mesin e vizave të revokuara përfshihen rreth 8 mijë viza studentore dhe 2 mijë e 500 viza të posaçme për individë që kanë pasur probleme me ligjin në Shtetet e Bashkuara për shkak të veprimtarive kriminale.

banner

Në njoftimin e DASH thuhet se “Ne do të vazhdojmë t’i dëbojmë këta kriminelë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”.

Kjo shifër është një rekord historik dhe vjen pas urdhrit ekzekutiv të ditës së parë të presidentit Donald Trump për verifikimin e të huajve.

Në gusht të vitit 2025, administrata Trump njoftoi se po rishikonte të gjithë 55 milionë të huajt që kishin viza të vlefshme për SHBA-në.

Në vitin 2024, DASH kishte revokuar 40,000 viza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy