Mat/ Përfundoi në rrjedhën e lumit pas aksidentit me makinë, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit

by Nexhat

Kërkimet për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit Jurgen Karaj po bëhen me kontrolle në bregun e lumit nga polumbarët të cilët po përdorin edhe dron përveç kërkimit në ujë.

Operacioni po zhvillohet në një gjatësi prej 25 kilometrash nga vendi ku ka ndodhur aksidenti deri në hyrje të liqenit të Ulzës në fshatin Urakë të Matit.

banner

Në terren janë mbi 300 forca të përbëra nga shërbimet zjarrfikëse të Bashkive Mat e Klos, të Forcave të Armatosura, shërbimet e mbrojtjes civile, polumbarët e forcave RENEA e vullnetar të tjerë.

Prurjet e lumin Mat kanë rënë ndjeshëm por është vështirë konstatimi i trupit për shkak të veshjeve tekstile apo mbeturinave të tjera që kanë ngecur në bimësinë anash lumit

Po ashtu, dyshohet se 30 vjeçari mund të jetë mbuluar edhe nga zhavorri, çka e vështirëson akoma më shumë gjetjen e tij për shkak se uji është ende i turbullt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy