Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës me përmbytjet në vend.
Qarku Shkodër mbetet një nga zonat më të prekura. Në Bashkinë Shkodër, zonat e Obotit dhe Dajçit vijojnë të përballen me rritje të nivelit të ujit si pasojë e prurjeve të lumit Buna dhe Drin si dhe rritjes së nivelit të liqenit. Rreth 500 hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë, kryesisht në fshatin Obot dhe njësinë administrative Ana e Malit.
Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore ka prezencë uji deri në 120 cm, duke izoluar pjesërisht zonën. Në njësinë administrative Dajç, veçanërisht në zonën Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa zona ka nisur tërheqja graduale e ujit

