PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake

by engel

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, e dyta me radhë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku në fokus ka qenë analiza e procesit zgjedhor dhe rezultati elektoral i partisë.

Përmes një njoftimi për media, PDK ka theksuar se gjatë mbledhjes janë trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet e fundit, ku partia është renditur si forca e dytë politike, duke ruajtur votën e saj tradicionale. Po ashtu, Kryesia ka nxjerrë rekomandime konkrete për hapat e ardhshëm politikë dhe organizativë në të gjitha nivelet e partisë.

banner

Një nga vendimet kryesore të marra në këtë mbledhje ka qenë fillimi i përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme partiake. Sipas njoftimit, këto zgjedhje do të zhvillohen në të gjitha nivelet organizative të PDK-së, nga nëndegët dhe degët, deri te organet qendrore.

Procesi pritet të nisë gjatë javëve në vijim, përmes emërimit të grupeve punuese dhe përcaktimit të hapave konkretë, me synimin për një proces gjithëpërfshirës, demokratik dhe transparent. PDK vlerëson se ky proces do të shërbejë për konsolidimin e strukturave, forcimin e unitetit të brendshëm dhe përgatitjen e partisë për sfidat e ardhshme politike.

Në fund të komunikatës, PDK rithekson përkushtimin e saj për reflektim dhe përgjegjësi politike, duke synuar të vazhdojë ngritjen si një parti kryesore opozitare, e organizuar dhe e besueshme, në shërbim të qytetarëve dhe interesit të Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy