Prokurorja Pula mban takim përmbyllës me përfaqësues të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE

by Nexhat

Përfaqësues të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EEM), kryesuar nga analistja ligjore e këtij misioni, Eirini Skouzou, vizituan sot Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u pritën në takim nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rrjedhën e procesit zgjedhor për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

banner

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Pula ka informuar të pranishmit për angazhimin e Prokurorit të Shtetit lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

“Po ashtu gjatë këtij takimi përmbyllës u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që janë  ndërmarr në rastet e cenimit të procesit zgjedhor, duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe janë njoftuar me ecurinë e të gjitha rasteve të cilat janë në hetim e sipër”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EEM), informuan për angazhimin dhe për rolin e tyre në procesin zgjedhor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy