Mesfushori i Barcelonës, Pedri foli për mediat pas triumfit 3-2 ndaj Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës.
“Jam i lumtur me fitoren e skuadrës dhe fitimin e titullit. E dinim që Real Madridi do të vinte me entuziazëm të madh dhe ishim gjithashtu të emocionuar pas El Clasicos së fundit. Në minutat e fundit, u ndjeva pak i lodhur, por vendosmëria jonë nuk u lëkund.
Araujo na jep shumë. Fjalët që tha para se të dilte në fushë na frymëzuan dhe na bënë ta fillonim ndeshjen me vendosmëri të fortë. Të gjithë do të jenë ende në gjendje të shohin një version më të mirë të meje, pasi jam ende i ri dhe mësoj çdo ditë”-tha ai

