6 muaj nga “vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut nga policët, flasin vëllai i tij dhe drejtori i IML’së

by Nexhat

Alban Zejnullahu, vëllai i Agon Zejnullahut, në “Kosova Live” të T7, ka folur për 27 vjeçarin që vdiq në rrethana të paqarta në korrik të vitit të kaluar.

Ai tha se ende nuk kanë marrë informata për autopsinë që i është kryer të ndjerit.

banner

“Realisht ne si familje jemi në terr informativ ku kanë kaluar më shumë se 6 muaj, nuk kemi asnjë informacion të vetëm për autopsinë. Çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë që po kalon, po vështirësohet gjendja në familjen tonë, nuk kemi asnjë informatë rreth autopsisë”, tha ai.

Vëllai i Agonit tha se prindërit e tyre gjendjen në gjendje të rëndë.

“Sidomos prindërit janë në gjendje shumë të rëndë momentalisht, kanë hyrë në terapi të rënda. Prindi e ka pasë edhe një operim. Asgjë më s’është e njëjtë në familjen tonë, por gjendja më e rënduar po shihet te prindërit që po e përjetojnë shumë rëndë”, shtoi ai.

Ndërsa, Agron Thaçi, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë për “Kosova Live” se rasti ndodhet në fazën përfundimtare të vlerësimit profesional dhe raporti final do t’i dërgohet prokurorit të rastit.

“Me urdhëresë te prokurorit kompetent është kryer autopsia për rastin e të ndjerit Agon Zejnullahu. Gjatë autopsisë, janë marrë mostrat për analizim toksikologjik dhe histopatologjik. Njëkohësisht, me urdhër të prokurorit të rastit, mostrat për analizim toksikologjik janë dërguar për ekzaminim jashtë Kosovës, ndërsa tashmë janë pranuar edhe rezultatet përkatëse. Në trajtimin dhe vlerësimin e këtij rasti kanë qenë të përfshirë ekspertë të fushave përkatëse, përfshirë mjekun ligjor, histopatologun dhe toksikologun. Aktualisht, rasti ndodhet në fazën përfundimtare të vlerësimit profesional dhe raporti final do t’i dërgohet prokurorit të rastit menjëherë pas përfundimit të plotë të këtij procesi.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy