Hakan Çalhanoglu do të mungojë për rreth 20 ditë për shkak të një dëmtimi. Lajmi është bërë i ditur nga klubi përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale.
Mesfushori iu nënshtrua këtë mëngjes një ekzaminimi MRI në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano, ku testet mjekësore zbuluan një tendosje muskulore në pulpën e majtë.
Sipas njoftimit të klubit, gjendja e lojtarit do të monitorohet dhe vlerësohet në ditët në vijim, ndërsa rikthimi i tij në fushë do të varet nga ecuria e rehabilitimit.

