Mesfushori i KF Prishtina e Re, Aron Babaj, ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij, duke iu bashkuar me AC Milan.
Talenti i lindur në vitin 2009 do të jetë pjesë e gjigantit italian, një projekt i dedikuar zhvillimit dhe rritjes së futbollistëve të rinj, ku do ta vazhdojë rrugëtimin e tij në një nga klubet më të mëdha të futbollit botëror.
“KF Prishtina e Re i uron Aronit shumë suksese në këtë kapitull të ri dhe është krenare që një lojtar i yni bëhet pjesë e një klubi me histori dhe reputacion të jashtëzakonshëm. Urime Aron, na bëj krenar”, njoftoi klubi kosovar

