Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka folur për rinumërimin e votave në “Edicionin Special” në Klan Kosova, duke paralajmëruar se në fund mund të ngritet një padi, siç ka ndodhur në vitin 2021 në rastet ku janë evidentuar manipulime.
Ai theksoi se ajo çfarë kërkojnë është që vullneti i qytetarëve të shprehet saktë dhe drejtë.
“Bëhet fjalë për të gjitha subjektet politike, edhe te LVV, edhe te PDK, LDK e AAK. Konsideroj se në momentin kur ndërhyn në votat e kandidatëve nuk janë të thirrur as për subjektin politik e ndoshta as për kandidatin, është një dorë kriminale”.
“Sa i përket KQZ-së dhe ajo se çfarë kërkojmë ne është që vullneti i qytetarëve të shprehet saktë dhe drejtë.
Sipas tij, ku ka diferencë të vogël votash mes kandidatëve, mund të ketë ndryshime, prandaj transparenca e procesit është e rëndësishme.
Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje:

