Ferizaj përforcohet me sulmuesin nga Kameruni

by Nexhat

Klubi i futbollit Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të ri Benato Bekima Claude.

Sulmuesi nëntëmbëdhjetë vjeçar vjen nga klubi FC Riga i Letonisë dhe është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21 të Kamerunit, duke u konsideruar si një futbollist me potencial të madh për të ardhmen.

banner

“Ferizaj me kënaqësi njofton afrimin e Benato Bekima Claude, 19-vjeçar, i cili bashkohet me familjen bardhë e kaltër. Qendërsulmuesi vjen nga FC Riga (Letoni) dhe është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21 të Kamerunit. Me forcën, energjinë dhe instiktin e tij sulmues, Bekima pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për repartin ofensiv dhe një investim me vlerë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit tonë. I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhë e kaltër!”, ka shkruar klubi ferizajas

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy