Instituti GAP ka publikuar të dhënat zyrtare mbi shtetet nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti gjatë vitit 2025.
Në krye të listës renditet Gjermania me një vlerë importe prej 1 miliard euro, e ndjekur nga Turqia me 929 milionë euro dhe Kina me 920 milionë euro.
Shqipëria zë vendin e 6-të me 286 milionë euro importe, ndërsa Serbia renditet e 9-ta me 234 milionë euro.
Të dhënat tregojnë diversitetin e partnerëve tregtarë të Kosovës, ku vendet evropiane mbajnë pjesën më të madhe të importeve, ndërsa shtetet aziatike dhe rajonale mbeten gjithashtu kontribuues të rëndësishëm në tregtinë e vendit.

