I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës, mos i neglizhoni këto shenja

by informim peje

Bëni kujdes nga temperaturat e ulëta apo gjatë udhëtimeve në vendet me dëborë. I ftohti ndikon në rritjen e infarkteve dhe problemeve të tjera kardiake. Mjekët këshillojnë pacientët që vuajnë nga zemra që në këto ditë të ftohta të vishen mirë dhe të mos neglizhojnë medikamentet, shkruan A2 CNN.

Pacientët të cilët kanë probleme me enët e zemrës duhet me patjetër të jenë më të kujdesshëm në temperaturat e ulëta, që do të thotë se duhet të marrin mjekimin në mënyrë të rregullt. Duhet të kenë të veshura disa shtresa në momentin që temperaturat janë të ulëta.

banner

“Shpeshherë, në vendet me borë, këta lloj pacientësh bëjnë edhe një lloj eforti të shtuar, shpeshherë duke marrë lopatat dhe duke hequr borën në segmente të caktuara, çka mund të shfaqë edhe te pacientët që nuk kanë qenë në dijeni më përpara episode të tilla siç është angina pectoris, ose ajo që njihet në popullatë si dhimbje gjoksi”, thotë kardiologu Ermir Tafai.

Ai tregon disa nga shenjat që jep zemra edhe te personat e shëndetshëm për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut nga i ftohti.

“Një dhimbje shtrënguese, që ne i themi një dhimbje retrosternale, e cila mund të përhapet majtas ose djathtas sternumit, ose majtas e djathtas gjoksit, që mund të marrë krahun e majtë ose të dy krahët njëkohësisht, ose mund të përhapet shpeshherë edhe prapa shpatullave. Një dhimbje që zgjat disa minuta dhe pushon në momentin kur futemi në ambiente të ngrohta ose në momentin kur ndalojmë pjesën e efortit”, shpjegon ai.

“Këto janë dhimbje të cilat duhen konsideruar dhe, me thënë të drejtën, janë një alarm i kuq, një kambanë alarmi që duhet patjetër të na bëjë të shkojmë drejt mjekut”.

Stina e dimrit rrit dhe përkeqëson sëmundjet kardiovaskulare, ndaj duhet bërë kujdes dhe të ndiqen rekomandimet e mjekëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy