Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije, deri në njoftimin e radhës.
IKSHPK tha se në bashkëpunim me KRU “Prishtina” po e përcjellin nga afër situatën me ujë të pijshëm.
Për shkak të reshjeve, ditëve të fundit në vend pati përmbytje nëpër shumë zona

