Zyrtari i LDK-së dhe kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, para hyrjes në selinë e partisë ka folur për mediat shkurt.
Ahmeti ka thënë se janë mbledhur për çështje të partisë, derisa ka thënë se deklaratë do të ketë pas takimit.
Ai s’ka pranuar që të flasë rreth temës së dorëheqjes së Abdixhikut.
“Ne kemi takim konsultativ, për cështjet tona të brendshme. Për media pas takimit japim deklaratë. Tash për tash takim, nuk e di. S’është vetëm Kryesia kompetente për këtë, është Kuvendi, Këshilli”, ka thënë ai.

