Komuna e Gjilanit hap afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

by Nexhat

Komuna e Gjilanit i ka bërë thirrje qytetarët që të raportojnë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet prej nesër deri më 31 janar.

Komuna shton se për vlerësimin e dëmeve është e domosdoshme që pronarët e ekonomive familjare dhe subjektet afariste, të cilët kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut të datës 10 janar 2026, të paraqesin kërkesë drejtuar Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, në Qendrën për Qytetarë të Komunës së Gjilanit.

banner

Dokumentacioni i nevojshëm:

1. Kërkesa drejtuar Komisionit;

2. Fotografi të objekteve apo gjësendeve ku është shkaktuar dëmi;

3. Adresa e saktë e lokacionit ku ndodhet objektit/objektet e dëmtuara;

4. Numri i telefonit të aplikuesit;

5. Kopja e letërnjoftimit  të aplikuesit si dhe Certifikata e Regjistrimit në ARBK (për biznese).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy