Moti për të martën, 13 janar 2026: vranësira, intervale me diell dhe erëra të forta

by engel

Ditën e martë parashikohet mot kryesisht me vranësira, por me periudha të shkurtra kthjellimesh. Në orët e paradites nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara të borës në disa zona.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me dominim nga jugperëndimi, dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, ku shpejtësia mund të arrijë nga 15 deri në 54 kilometra në orë.

banner

Temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës. Vlerat minimale pritet të zbresin nga -10 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy