Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

by Nexhat

Klubi i futbollit FC Prishtina ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të saj, Agim Zymi, një nga emrat e shquar të gjeneratës së viteve të 70-ta. Ai ka ndërruar jetë në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Zymit, ish-futbollistit tonë dhe njërit prej emrave të shquar të gjeneratës së FC Prishtinës në vitet e 70-ta, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Agim Zymi ishte pjesë e rëndësishme e historisë së klubit tonë, duke u dalluar me fanellën bardhekaltër në kohën kur FC Prishtina garonte në Ligën e Dytë të Ish-Jugosllavisë. Kontributi, përkushtimi dhe dashuria e tij për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive. FC Prishtina i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymi, miqve, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit sportiv. Kujtimi për Agim Zymin do të jetojë përherë në historinë e klubit tonë. U prehtë në paqe”, thuhet në Telegramin e klubit kryeqytetas

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy