Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, po vazhdon procesin e emërimeve në strukturat drejtuese komunale. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Samra Iljazi, përfaqësuese e SDU-së – parti e udhëhequr nga Duda Balje – është emëruar në pozitën e drejtoreshës së Inspektoratit në Prizren.
Emërimi është konfirmuar nga vetë Totaj përmes një njoftimi, ku theksohet se ky hap është pjesë e kompletimit të ekzekutivit komunal. Ai ka bërë të ditur se cikli i emërimeve pritet të përfundojë së shpejti, me synimin për të vazhduar punën me angazhim, profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve të Prizrenit.
Partia SDU, e drejtuar nga deputetja Duda Balje, tashmë do të ketë përgjegjësinë e udhëheqjes së njërit prej sektorëve kyç në komunë, atë të inspektoratit.

