Salianji intensifikon lëvizjen në bazën e PD-së, Berisha vijon retorikën e tij: Janë takime personale

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën brenda forcës politike gjatë takimit të tij me mbështetësit në Lezhë ditën e sotme.

Teksa nga ana tjetër, ish-deputeti Ervin Salianji ka intensifikuar lëvizjen në bazën e demokratëve, Berisha vijoi retorikën e tij duke i quajtur ato si “takime personale”.

banner

“Ishte një periudhë kur ne po punonim për të mbrojtur votën, Edi Rama po bënte çdo gjë të ndryshonte raportin. Po përdorte të gjitha mjetet e lobimet e fuqitë. Ne po bënim gjithçka të mbronim votën tuaj, me fakte e dokumente. Debatet i kemi të hapura, por nëse vrapon për interesa private dhe flet në emër, do të përfundosh njëlloj si ata të tjerët pa asnjë emër. PD nuk i ka asnjë borxh. Ne i kemi borxh njëri tjetrit, ne i kemi detyrime njëri tjetrit. Tani jemi këtu po. Diskutojmë e bëjmë por shkëputesh e ecën me vrap. Shko ku të duash. Asnjë lloj efekti, zero”, shtoi Berisha.

Sakaq, tri ditë më parë Salianji zhvilloi takimin e radhës me demokratët, duke u ndalur në qytetin e Korçës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy