Azemi për reduktimet e rrymës: Pasojë e keqmenaxhimit, energjia po blihet me çmime të larta, do u faturohet qytetarëve

by Nexhat

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me reduktime e rrymës që po ndodhin në vend, duke thënë se kjo situatë është pasojë direkte e keqmenaxhimit, si dhe mungesës së planifikimit dhe papërgjegjësisë institucionale.

Azemi e ka cilësuar si të papranueshme që ‘’në kulmin e dimrit’’, vendi të ketë reduktime.

banner

‘’ E gjithë energjia që po blihet sot për të normalizuar e balancuar sistemin energjetik, po bëhet me çmime shumë të shtrenjta për shkak të mosplanifikimeve të duhura. Ndërsa krejt ky dështim do t’ju faturohet qytetarëve të Kosovës me rritjen e tarifave të energjisë’’, ka shkruar ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

Në fund, Azemi ka thënë edhe se Kosova s’mund të vazhdojë që të funksionojë me improvizime në sektorin më strategjik të saj.

Postimi:

Ajo që po ndodh sot me furnizimin me energji elektrike në Kosovë është pasojë direkte e keqmenaxhimit, mungesës së planifikimit dhe papërgjegjësisë institucionale.

Sipas vetë njoftimit të KOSTT-it, reduktimet po ndodhin si mos furnizimi të mjaftueshëm nga KESCO, duke krijuar disbalanca serioze që rrezikojnë stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe marrëdhënien e Kosovës me rrjetin evropian ENTSO-E.

Qytetarët nuk duhet të paguajnë çmimin e dështimeve të operatorëve dhe të institucioneve përgjegjëse. Është e papranueshme që në kulmin e dimrit, vendi të përballet me reduktime për shkak të mungesës së planifikimit elementar dhe transparencës.

E gjithë energjia që po blihet sot për të normalizuar e balancuar sistemin energjetik, po bëhet me çmime shumë të shtrenjta për shkak të mosplanifikimeve të duhura. Ndërsa krejt ky dështim do t’ju faturohet qytetarëve të Kosovës me rritjen e tarifave të energjisë.

Po ashtu, mungesa e informacionit të qartë lidhur me gjendjen reale të kapaciteteve prodhuese, përfshirë raportimet për rënien e bllokut B1 në KEK, vetëm sa e rritë pasigurinë dhe humb besimin e qytetarëve.

Kosova nuk mund të vazhdojë të funksionojë me improvizime në sektorin më strategjik të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy