KB Bashkimi ka regjistruar fitore të rëndësishme si mysafir ndaj KB Vëllaznimit, duke triumfuar me rezultat 72-81 në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës.
Skuadra prizrenase tregoi menaxhim më të mirë të posedimeve gjatë gjithë takimit, duke shfrytëzuar gabimet e vendasve dhe realizuar 22 pikë nga topat e humbur të kundërshtarit, si dhe 42 pikë nga zona, raporton FBK-ja.
Vëllaznimi arriti të qëndrojë në lojë në periudha të caktuara të ndeshjes, por Bashkimi ruajti avantazhin dhe e konfirmoi fitoren në minutat e fundit të takimit.
Te Bashkimi u dalluan Lake me 19 pikë dhe 8 kërcime, Shorter me 17 pikë dhe 5 asistime, Armstead me 13 pikë, si dhe Cousins me 12 pikë, 8 kërcime dhe 2 bllokada.
Ndërkohë, te Vëllaznimi më efikasi ishte Gordon me 21 pikë dhe 15 kërcime, i ndihmuar nga Hellems me 16 pikë dhe Anei me 14 pikë

