Bislimi takon ambasadoren estoneze, fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në teknologji

by informim peje

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e re të Estonisë, Karin Anna Maandi.

Në komunikatë bëhet e ditur se duke e uruar për detyrën e re, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve tona dhe theksoi mundësitë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit veçanërisht në fusha si teknologjia.

banner

Në qendër të diskutimit ishin pritshmëritë për vitin 2026, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth objektivit për avancim të integrimit evropian të Kosovës, konkretisht përmes marrjes së statusit të vendit kandidat, dhe rëndësisë së përparimit në rrugën drejt Këshillit të Evropës dhe NATO-s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy