Turqia është në kontakt si me zyrtarë iranianë, ashtu edhe me zyrtarë amerikanë në lidhje me rikthimin në tryezën e negociatave, i tha një burim diplomatik rajonal CNN-it të mërkurën, por paralajmëroi se mund të jetë “shumë vonë”.
“Aktualisht, ka biseda rreth negociimit. Rritmi i bisedimeve është i ngadalshëm, (dhe) me këtë shpejtësi mund të përfundojë duke qenë shumë vonë”, tha burimi.
Mijëra persona janë vrarë dhe shumë më shumë janë arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit në Iran.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbështetur protestat dhe ka parlajmëruar veprime kundër Iranit.

