Skuadra e Genoas është futur në garë dhe po duket favorite për shërbimet e mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani.
“Sky Sports” ka raportuar të mërkurën se Genoa po synon blerjen e Asllanit, i cili është i huazuar nga Interi te Torino, por nuk është në planet e asnjërës prej dy skuadrave.
Trajneri i Genoas, Daniele De Rossi po e sheh Asllanin si përforcim të duhur për mesfushën dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të nisin negociatat për transferimin e tij.
Asllani do të largohet këtë muaj nga Torino, ekip që ka njoftuar Interin për prishjen e kontratës së huazimit, ndërsa po monitorohet edhe nga Fiorentina, Parma e Sassuolo.
23-vjeçari që ka kontratë me Interin deri në vitin 2029, është kërkuar edhe nga Girona e Paris FC, por është i vendosur për të vazhduar karrierën në Serie A.

