Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emisionin “DPT te Fidani”, ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend.
Ai u pyet nëse mund të ketë një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Haxhiu u shpreh se beson që një koalicion i tillë nuk do të ndodhë, as tani dhe as në të ardhmen e afërt.
“Vetëvendosje, pas kësaj keqqeverisjeje, duhet të shkojë në opozitë. Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të manipuluara dhe të blera. Nuk kanë qenë fer”, deklaroi Haxhiu në Klan Kosova.
Ai theksoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur resurset shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjin, për blerje votash.

