Lushaku-Sadriu për rezultatin e LDK-së: S’arritëm ta komunikonim programin e jashtëzakonshëm

by Nexhat

Sonte në Rubikon u diskutua situata e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nënkryetarja Jehona Lushaku-Sadriu, foli në Klan Kosova edhe për rezultatin e dobët zgjedhor që mori kjo parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit duke u renditur e treta me 13.23 përqind, me 126 mijë e 102 vota.

banner

Lushaku-Sadriu tha se një nga fajet është që nuk është arritur që qytetarëve t’i komunikohet “programi i jashtëzakonshëm” i kësaj partie.

“Kemi pasur listën absolutisht më të mirë të kandidatëve. Ka qenë periudha e shkurtër e komunikimit, projektet, programi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe mua vërtetë më vjen keq që nuk kemi arritur të komunikojmë sa duhet me qytetarët”, deklaroi ajo në Rubikon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy