Milani planifikon “goditjen e dyfishtë” nga Bayern Munich

by jonzefaj

Pavarësisht se është në garë të fortë për titullin kampion në Serie A, te Milan janë të vetëdijshëm se kanë nevojë për disa përforcime, për të qenë kompetitiv në të gjitha garat në sezonin e ri.

Mediet italiane zbulojnë se drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, po planifikon një goditje të dyfishtë te Bayern Munich. Bëhet fjalë për Leon Goretzka, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të mbërrijë në Milano si lojtar i lirë.

banner

Duke qenë se Ruben Loftus-Cheek është drejt largimit nga Milan, Goretezka shihet si profili i duhur me përvojën që ka për të forcuar mesfushën e kuqezinjve.

Objektivi tjetër është Kim Min Jae, mbrojtësi koreano-jugor i cili ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2028, por duke mos qenë një titullar i rregullt, largimi i tij gjatë verës së ardhshme është mëse i mundshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy