NBA/ Oklahoma mund Spurs, kampionët triumfojnë në duelin e më të mirëve në Perëndim

by Nexhat

Ekipi i Oklahoma fitoi 119-98 ndaj San Antonio në përballjen mes dy ekipeve më të mira në Perëndim. Kampionët e dominuan ndeshjen, ku shkëlqeu i zakonshmi Alexander Shai, autor i 34 pikëve.

Pas tri humbjesh, rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 141-116 Atlanta. LeBron James me 31 pikë e 10 asist si dhe Luka Doncic me 27 pikë u dalluan për kalifornianët, që e merituan fitoren. Fitore të vështirë korri Miami, që mundi 127-121 Phoenix. Adebayo me 29 pikë e Powell me 27 pikë u dalluan për Miami.

banner

Skuadra e Golden State mundi 119-97 Portland, ku protagonist ishte Melton me 23 pikë. Vijon të zhgënjejë skuadra e Milwaukee, tashmë edhe jashtë zonës play out, që u mund 139- 106 nga Minnesota (Randle 29 pikë). Ndërsa Houston, falë trios Durant-Sengun-Thompson (74 pikë së bashku) mundi 119-113 Chicago

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy