Plisat reagojnë pas zgjedhjes së Bekë Berishës kryetar i Sigal Prishtinës

by Nexhat

Tifogrupi zyrtar i Sigal Prishtinës, “Plisat”, ka reaguar të mërkurën në mbrëmje pas zgjedhjes së Bekë Berishës si kryetar i klubit, duke e cilësuar këtë si “ngjarje të turpshme në histori të sportit të kryeqytetit”.

Në një postim në Facebook, Plisat kritikuan mënyrën e zhvillimit të kuvendit, duke e quajtur atë “të paligjshëm” dhe duke thënë se kryesia e re nuk ka dashuri për klubin dhe nuk përfaqëson interesin e tifozëve. Ata e konsideruan zgjedhjen e Berishës si një vendim të dhunshëm dhe të motivuar nga frika e drejtuesve të klubit, duke theksuar se ai nuk ka lidhje me sportin apo klubin.

banner

Plisat paralajmëruan se nuk e pranojnë këtë kryesi dhe nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për drejtësi dhe transparencë në udhëheqjen e klubit.

KB Sigal Prishtina ka mbajtur kuvendin e ri zgjedhor të klubit. Merr vesh se kryetar i ri i klubit është zgjedhur Bekë Berisha, i cili thuhet se ka marrë më së shumti vota në Kuvendin Zgjedhor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy