Shokuese në Copa del Rey: Albacete eliminon Real Madridin në debutimin e Arbeloa-s

by Nexhat

Në një nga surprizat më të mëdha të sezonit në Spanjë, Albacete, ekipi që lufton për mbijetesën në kategorinë e dytë, ka mposhtur Real Madridin 3-2 dhe ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Copa del Rey.

Ky triumf historik është i pari i Albacete-s në këtë fazë të turneut që nga sezoni 1994-1995, duke shkaktuar një zhgënjim të madh për skuadrën e madhe madrilene.

banner

Ndeshja shënoi gjithashtu debutimin e Alvaro Arbeloa si trajner i Real Madrid, pas largimit të Xabi Alonso, por për eksperiencën e tij të re nuk ishte një fillim i ëndrrave.

Albacete tregoi vendosmëri dhe karakter, duke përmbysur pritshmëritë dhe duke shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij sezoni të Kupës së Mbretit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy