Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut në 27 vjetorin e saj.
Begaj ka thënë se kjo masakër nuk mund të harrohet dhe se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet
“Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht”, ka shkruar Begaj, teksa ka shprehur mirënjohje ndaj ShBA’së.

