Gjenerata Z ndryshon prindërimin: më pak “i butë”, më shumë vetëdije

by jonzefaj

Prindërimi ka ndryshuar shumë gjatë dekadave, dhe hulumtimet e fundit tregojnë se Gjenerata Z po zgjedh një rrugë të re.

Për vite me radhë, prindërimi i butë ka qenë i preferuar: prindërit u përqendruan tek lidhja emocionale me fëmijët, komunikimi i hapur dhe shmangia e ndëshkimeve të rrepta. Ky stil ka pasur për qëllim të krijojë marrëdhënie më të forta dhe më të shëndetshme midis prindërve dhe fëmijëve.

banner

Megjithatë, sipas një hulumtimi të fundit, 41% e prindërve të Gjeneratës Z përdorin një stil tjetër, të quajtur prindërimi që ndërpret modelet e vjetra familjare. Ky stil fokusohet tek shërimi i traumave të trashëguara dhe shmangia e përsëritjes së zakoneve ose sjelljeve të dëmshme të familjes. Vetëm 32% e prindërve të kësaj gjenerate vazhdojnë të përdorin prindërimin e butë.

Ekspertët shpjegojnë se ky ndryshim reflekton një vetëdije më të madhe të prindërve të rinj për historinë familjare dhe efektin e saj tek fëmijët. Ata duan të ndihmojnë brezin e ardhshëm të rritet me më shumë siguri emocionale dhe pa përsëritje të modele të dëmshme.

Ky trend tregon një ndryshim kulturor të madh në mënyrën se si prindërit e rinj shohin edukimin: nga toleranca dhe butësia e tepruar te një qasje më e vetëdijshme dhe e fokusuar tek shëndeti emocional dhe marrëdhëniet e shëndetshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy