Lufta për lirinë e Kosovës ishte e gjatë. Ajo e fundit shumë e tmerrshme, me mijëra të vrarë e masakruar.
Por, në librat e historisë për maturantët kosovarë, e gjitha është e përmbledhur në vetëm 5 faqe.
Ora e parë mësimore sot iu kushtua 45 martirëve në Reçak, për të cilët nxënësit nuk është se dinin edhe aq shumë.
Ministria e Arsimit, u rekomandoi shkollave që orën e parë të mësimit, më 15 janar, t’ia kushtojnë masakrës së Recakut, por nga ky dikaster nuk treguan se çka do të ndërmerret për të pasuruar librat e historisë më të kaluarën e Kosovës dhe luftën e fundit.
Sidoqoftë, gjatë ditës njoftuan se është themeluar Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore, ku përmendet edhe rishikimi i programeve mësimore e teksteve shkollore.

