MITROVICË/ Sulm ndaj stafit në Ortopedi

by Nexhat

Sot rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka ndodhur një incident ku janë sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur teksa ata po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe po pengonin praninë e personave të paautorizuar. Si pasojë e incidentit, tre punëtorët e spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor.

banner

Spitali ka dënuar çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, duke kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me shpejtësi dhe në përputhje me ligjin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy