PDK kërkoi anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas 29 dhjetorit edhe në Supreme, i refuzohet

by Nexhat

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK’së, që kishin paraqitur kundër vendimit të PZAP’it.

PDK kishte kërkuar që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29 dhjetor dhe t’i përjashtojë nga numërimi.

banner

“Pasi PZAP ka hedhur si të pas-afatshme ankesën ZP.Anr.69/2025, të datës 08.01.2026, ky subjekt politik, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke propozuar, mes tjerash, që Gjykata Supreme të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë, pas datës 29.12.2026, ora 16:00 dhe të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas këtij afati, përfshirë ato të pranuar më 02.01.2026 dhe 05.01.2026, si dhe të bëjë rishikimin e rezultatit zgjedhor, pa përfshirjen e këtyre fletëvotimeve.”

Në njoftimthuhet se ankesa është e pathemeltë.

“Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë. Gjykata Supreme, nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, me të cilin e ka hedhë poshtë si të pas-afatshme ankesën e subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës. Gjykata Supreme vlerëson se afatet ligjore janë garanci për palën ankuese dhe detyrim për organet përgjegjëse për shqyrtimin e ankesave brenda afatit kohor, ndërsa veçanërisht afatshmëria e ankesave në procesin zgjedhor është jetike për t’u përmbyllur si i tillë dhe të mos ketë prolongime kohore”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy