“Rilindasit kanë marrë pamjen e Ballukut, u ka ikur fytyra”, Berisha: Rama e di se Linda dhe Mirlinda janë personazhe kyçe të AKSHI, do u hidhte vaj të nxehtë nëse..

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, duke e akuzuar se është përfshirë drejtpërdrejt në aferat e fundit që, sipas tij, kanë çuar edhe në kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se Rama “ka nisur një betejë me Kushtetutën”, të cilën e cilësoi si më të rrezikshmen për vendin, ndërsa tha se kryeministri është në dijeni të plotë për personat dhe skemat që, sipas tij, qëndrojnë pas aferave të AKSHI-t dhe institucioneve të tjera shtetërore.

banner

“Edi Rama e di se Mirlinda dhe Linda janë personazhe kyçe të AKSHI-t. Ai e di se aty ku thuhet Ermal Beqiri është Armand Frangu. I ka të vërtetuara të gjitha, nga Gerond Meçe deri te zyrat e Ergys Agasit,” u shpreh Berisha

Sipas liderit të opozitës, kryeministri po përpiqet të shpëtojë veten përmes lobimeve dhe presioneve, por theksoi se kjo nuk do ta ndalë përballjen me drejtësinë dhe qytetarët. Ai përdori tone të ashpra edhe ndaj mazhorancës, duke e akuzuar se po mbron Ballukun dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Po mbron veten e tij. Edhe vaj të nxehtë do t’u hidhte në vesh në mesnatë nëse do i siguronte shpëtimin, por nuk shpëton dot. Rilindasit kanë marrë fytyrën e Belinda Ballukut, u ka ikur fytyra” deklaroi Berisha.

Berisha paralajmëroi mobilizim të gjerë qytetar kundër qeverisë, duke thënë se opozita do të ngrejë në këmbë çdo shqiptar deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy