Spalletti “fiton” Juven, bardhezinjtë tani synojnë kreun, gati edhe dy transferime në merkato

by Nexhat

Juventus në drejtimin e Luciano Spallettit duket tashmë një skuadër e rilindur. Në dy muaj e gjysëm në drejtimin e “Zonjës së Vjetër” tekniku toskan ka fituar besimin e drejtuesëve dhe mbi të gjitha të tifozëve bardhezi. I ardhur me dyshimin sa i takon të kaluarës së tij si ish trajneri i Napolit, rivalit të urryer në Torino Spaletti në shumë pak kohë ka arritur të marrë rezultate e mni të gjitha ti jap identitet një skuadre që vitet e fundit ka vuajtur shumë në këtë aspect

Koha e Thiago Mottës dhe Igor Tudor duken të largëta në ambjentin bardhezi dhe shifrat janë të gjitha në favor të Luciano Spallettit.2.18 pikë për ndeshje mesatarja e pikëve nën drejtimin e Spallettit, 1.76 Tudor e 1.79 pikë për Mottën. Juventusi tani ndodhet në zonën Champions, diferenca me kryesuesit e Interit është 7 pikë. Të mendosh për titullin që në sezonin e pare të Spallettit me Juventusin ndoshta duket e vështirë, por të shpresosh nuk është asnjëherë e ndaluar.

banner

Për të përforcuar edhe më shumë skuadrën, drejtuesit torinez duket se kërkojnë të ndërhyjnë në këtë sesion merkatoje për të kompletuar ekipin. Orët e fundit në skenë ka dalë emri i sulmuesit të Crystal Palace Jean-Philippe Mateta. Sulmuesi francez vijon të zhvillojë performance të mira këtë sezon në Premier league, teksa ka realizuar 8 gola, megjithatë pista që të çon tek ai pritet të jetë e vështirë, me klubin londinez që kërkon 30-35 mln euro për ta lënë të lirë.

Ndërkohë sa i takon mbrojtes, bardhezinjtë tentojnë të mbyllin marrëveshjen me Minguezan. Anësori i Celta Vigos ka dhënë aprovimin për transferimin në Torino. Me 3-4 mln euro transferimi pritet të mbyllet që në këtë session merkatoje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy